Anglia është një nga kundërshtarët e Shqipërisë në grupin K, për kualifikueset e Botërorit 2026.
Trajneri Tuchel ishte i pranishëm në Zyrih, ndërsa më pas me mesazhin e tij drejtuar tifozëve.
“Përshëndetje të gjithë tifozët anglezë, sot ishte një ditë emocionuese.
E dimë grupin tonë, katër kundërshtarë të fortë si Serbia, Shqipëria, Letonia që është një sfidë e re për ne, dhe Andorra.
Mezi pres të filloj në janar dhe mezi pres t’ju shikoj në mars ku do të luajmë ndeshjet e para.
Të vazhdojmë bashkë. Përshëndetje më të mira nga Zyrih, shihemi së shpejti”, shprehet Tuchel.