Ardian Ismajli po zhvillon një sezon pozitiv te Empoli.
Së fundmi janë shtuar zërat për një kalim të mundshëm te Napoli, por interesimi për mbrojtësin e kombëtares i kalon kufinjtë e Italisë.
Sipas asaj që shkruajnë mediat, klube nga Turqia dhe Arabia Saudite janë të gatshme të investojnë për të afruar Ismajlin.
Vendimtare në fund do jetë vetë dëshira e futbollistit, i cili do të ndajë mendjen, pasi të marrë në shqyrtim të gjitha ofertat në drejtim të tij.