UEFA ka dënuar Federatën e Futbollit të Serbisë për ndeshjen që ekipi përfaqësues serb luajti kundër Zvicrës më 15 nëntor, por dhe pasardhësen ndaj Danimarkës në Nations League.
Shkak për këtë dënim janë bërë thirrjet raciste, por jo vetëm.
Tifozët serbë tentuan të digjnin flamurin shqiptar, por kjo gjë nuk u arrit.
Megjithaë, Shtëpia e futbollit evropian ka ndërmarrë masa të ashpra kundër Serbisë. Vendimi u bë i ditur para shortit të Botërorit 2026, aty ku Serbia o shortua në grup me Kombëtaren tonë.
UEFA i ka ndaluar Federatës serbe që të shesë bileta për dy ndeshjet e ardhshme të kombëtares së tyre në transfertë, në garat e UEFA-s. Gjithashtu, është urdhëruar që të mbyllë pjesë të stadiumit për dy ndeshjet e ardhshme që do të zhvillojë në shtëpi.
Gjoba totale që Serbia ka marrë është plotë 173 mijë euro. Kujtojmë që kjo është e disata herë që Federata serbe dënohet për thirrje raciste, apo sjellje të tilla anti-shqiptare.