Lideri i Ligës së Para të Kosovës në futboll, grupi A, pas largimit të prof. Bylbyl Sokolit, ka zgjedhur menjëherë pasuesin e tij.
“Arsim Thaçi emërohet trajner i Drenicës!
Pas largimit të trajnerit Bylbyl Sokoli, drejtuesit e klubit kanë arritur që të zgjedhin trajnerin e ri që do t'i prijë ekipit në stinorin pranveror.
Arsim Thaçi, zyrtarisht ka arritur marrëveshje me drejtuesit e klubit, dhe do të jetë kryetrajner i ri i skuadrës.
Thaçi ka qenë pjesë e shumë skuadrave kosovare, dhe pervoja e tij besojmë që do të sherbejë që klubi të arrij objektivin, rikthimin në Superligë.
Gjatë ditëve në vijim do të kemi edhe prezantimin zyrtar të trajneri”, njofton FC Drenica.