Shqipëria është e frikshme për kombëtaren e Serbisë.
Serbet e kanë të qartë se Shqipëria tani është tjetër nivel dhe i druhen.
Shqipëria është në Grupin K të kualifikueseve për Kampionatin Botëror së bashku me Anglinë, Letoninë dhe Andorrën.
Drejtori i Kombëtares A të Serbisë, Stevan Stojanoviq, tha se anglezët janë favoriti i grupit.
“Anglia është favorite në grupin tonë, por ne nuk dorëzohemi!
Të shohim, ka shumë ndeshje. Do ta marrim seriozisht çdo ndeshje, grupi është i vështirë, por do të bëjmë gjithçka për t'u kualifikuar në Botëror.
Ne e njohim mirë Anglinë, është një nga kombëtaret më të shtrenjta në botë. Duhet të përgatitemi mirë, e dimë se çfarë duam.
Shqipëria ka edhe një ekip të mirë, një numër të madh lojtarësh që luajnë jashtë. Besoj se gjithçka do të jetë brenda kornizave sportive.
Thjesht, të gjithë duhet të luajnë mirë për të përmbushur qëllimin, për të arritur rezultatin që të gjithë e dëshirojmë”, tha ai për faqen e FSS-së.