Në fundjavë zhvillohen ndeshjet e xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.
Tri ndeshje janë të shtunën e një të dielën, ndërsa e veçanta e xhiros është që të gjitha skuadrat vendase llogariten favorite.
Të shtunën nga ora 16:00 takohen Prishtina e Trepça. Prishtina është e katërta me 12 pikë, ndërsa Trepça renditet e fundit, pa pikë.
Nga ora 19:00 të shtunën janë ndeshjet Kastrioti – Vushtrria dhe Rahoveci – Vjosa. Rahoveci e Kastrioti të enjten luajtën derbi të fortë, kurse llogarisin në pikë të reja nga xhiroja e 13-të.
Kjo xhiro mbyllet të dielën me ndeshjen Besa Famgas – Llapi. Ndeshja zhvillohet në Pejë nga ora 18:00.
Në tabelë udhëheq Rahoveci me 24 pikë. Besa Famgas e Kastrioti i kanë nga 18 pikë. Vushtrria, Vjosa e Llapi kanë nga tetë pikë në pozitat pesë, gjashtë e shtatë.