Manchester City rrezikon rrëzimin nga kategoria, në rast se gjyqi me mbi 115 akuza përfundon me dënim të ashpër, por në “Etihad Stadium” projekti do të vazhdojë.
Mediat angleze raportojnë se trajneri Pep Guardiola ka paraqitur një miniprojekt për ringritjen e skuadrës dhe drejtuesit e kanë pranuar.
Bordi ka vendosur që në merkaton e janarit dhe në merkaton e verës të bëhen 4 deri në 6 ndërhyrje. Këtu nuk bëhet fjalë për talente të reja apo për afrime me parametra zero, por “blerje të vërteta”.
Pep do të bëjë ndryshime radikale në skuadër.
Ai pritet të afrojë një mbrojtës të djathtë, dy mesfushorë defensivë, një sulmues krahu dhe një qendërsulmues të aftë për të luajtur edhe si trekuartist.