Ilkay Gundogan mendon se e di se çfarë nuk po shkon me Mançester Sitin në të këtë periudhë.
Pas humbjes me Juventusin, ish-kapiteni tha: “Çdo sulm që pësojmë është kaq i rrezikshëm dhe ne jemi të pakujdesshëm në duele.
Në vend që të luajmë thjesht i ndërlikojmë gjërat dhe humbasim kohën e duhur për të lëshuar topin.
Ne humbasim topa në tranzicion çdo herë, duke u dhënë mundësi rivalëve për kundërsulme.
Ne duhet të ndjekim çdo herë 60 metra topin pas dhe nuk jemi ndërtuar për këtë. Ne jemi ndërtuar për ta zotëruar, për të mbajtur topin dhe për të qenë të fortë. Asgjë nuk po funksionon tek ne”.
I pyetur nëse mungesa e besimit po ndikon në “Etihad”, mesfushori gjerman shtoi:
“Është një pjesë e madhe e saj. Kjo është gjithashtu një çështje mendore. Humbasim topin ose humbasim një duel dhe menjëherë humbasim ritmin.
Ata janë në gjendje të na thyejnë ritmin me gabimin më të vogël dhe kjo situatë ka një efekt kaq të madh tek ne në këto momente.
Ne duhet t’i bëjmë gjërat e thjeshta sa më shumë që të jetë e mundur, shpejt dhe në mënyrë të rrjedhshme dhe të punojmë përsëri shumë. Kështu e kthejmë besimin duke bërë gjërat e vogla dhe të thjeshta.
Ndjehet sikur ne po bëjmë gjithmonë gjërat e gabuara. Ne e dimë saktësisht se çfarë po shkon keq, ne i dimë arsyet”. Por i pyetur për këtë vlerësim të lojtarit të tij Pep Guardiola reagoi i çuditur: “Çfarë tha ai? Ndoshta ditë të tjera nuk e kemi pasur ritmin, por në këtë ndeshje e patëm dhe luajtëm shumë mirë. Nuk humbëm shumë topa siç ka ndodhur në të shkuarën. Italianët janë mjeshtër të mbrojtjes. Ne na mungoi rezultati, por paraqitja ishte atje”.