Vllaznia do të luajë pasditen e kësaj të shtune përballë Laçit, sfidën e vlefshme për javën e 18-të të Superiores.
Ndeshja që do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”, nis në orën 16:00.
Në prag të kësaj sfide ka folur trajneri i shkodranëve, Thomas Brdariç.
“Po punojmë për ndeshjen e nesërme, e dini sa e rëndësishme sa është ajo. Dhe të kuptojmë se duhet t’i përgatisim lojtarët sa më mirë. Kemi disa probleme që duhet të zgjidhim, por asnjë justifikim për situatën. Do kemi skuadër konkurruese dhe normal në fund të vijë një rezultat sa më i mirë.
Duhet të përballojmë dëmtimet. Kjo është mundësi dhe për lojtarët që nuk kanë marrë shumë minuta. Nuk duam të justifikohemi me ato që mungojnë, por lojtarët që do të jenë në fushë të implementojnë sa më mirë detyrat që kemi dhënë në stërvitje sepse jemi me gjysmë force.
Në mungesën e Stojanoviç, Juriç, Gurishta dhe Jago, do të jetë e vështirë. Do të mundohemi në stërvitjen e sotme të gjejmë 11-shen më të mirë. Po ashtu dhe Gruda si sulmues, do të ndihet mungesa e tij. Ekipi i Laçit që pas ardhjes së trajnerit ka bërë lojë variabël dhe është ekip fleksibël, do japim maksimumin nesër për 3 pikët.
Sala dhe Krymi janë dy lojtarë me eksperiencë në qendër. Krymi do të luajë qendër mbrojtës, Sala mesfushor në qendër. Të dy po bëjnë punë të mirë. Kemi dhe Deliun që ishte i dëmtuar, arriti të kthehej duke u bërë shtyllë. Shpresoj që nesër me këto të tre në lojë do të marrim rezultat të mirë.
Është ndeshje e fortë ku duhet të mbrojmë me të gjithë lojtarët që kemi në lojë, të kemi balancë mes sulmit dhe mbrojtjes. Vllaznia ka objektiva që në çdo ndeshje për 3 pikë, e dimë që jemi ekip i fortë dhe prandaj shkojmë për atë.
Kemi respekt për Laçin, për të gjithë kundërshtarët në Superiore. Kam parë rritje te ndeshjet e Laçit. Duhet të parandalojmë si humbëm ndeshjen me Laçin sepse atje kishim momente mjaft të mira dhe në pjesën e dytë ramë. Nesër do të shkojmë vetëm për 3 pikët.
Nuk duhet të kemi rehati, të themi jemi në katërshe. Duhet të luftojmë për çdo pikë. Duhet mjaft punë për të qëndruar në majë. Gjithmonë i falenderoj tifozët. Na duhen në stadium. Dhe shpresojmë që të gjithë bashkë të arrijmë të marrim një fitore.
Po punojmë për gjetjen e lojtarëve, duam të rrisim ekipin. Do të sjellim një sulmues që të lirojmë pak Bekimin. Kemi objektiva, duam t’i mbajmë afër. Marrëdhënie të mira me Tefikun, jemi profesionistë, po diskutojmë çdo ditë si mund ta rrisim ekipin. Është normale, kemi objektiva, diskutime, jam i lumtur që e kam atë këtu”, tha trajneri Brdariç para ndeshjes me Laçin.