Patrice Evra ka treguar një histori me ish-bashkëlojtarin e tij, Cristiano Ronaldo, i cili ishte afër të transferohej nga Real Madridi te Paris Saint-Germain.
Duke folur për interesin e mundshëm të Ronaldos për t’iu bashkuar PSG-së në të kaluarën, Patrice Evra, pohoi një gjë të tillë.
“A ka dashur ndonjëherë Cristiano të vijë te PSG? Po. Ka qenë Parisi, Arsenali… Kjo ishte para se të nënshkruante për Juventusin (në 2018). Ai kishte Chelsea, Juventus, Paris”, ka zbuluar fillimisht Evra.
“Ai tha se nuk do të shkonte kurrë në Arsenal. Ai ishte i interesuar për projektin (parisien)”.
“Ju mund ta kritikoni Cristianon, por ai do të ishte përshtatur. Ai do të kishte bërë një përpjekje. Shikoni se çfarë po bën ai në Arabinë Saudite. Ai është një saudit”, përfundoi francezi.
Ronaldo përfundimisht zgjodhi t’i bashkohej Juventusit kur u largua nga Real Madrid në 2018, duke shijuar tre sezone të mira në të cilat shënoi 101 gola në 134 paraqitje për ta.
Sulmuesi portugez pati një vit mjaft të frytshëm të 2024-ës, duke shënuar 43 gola dhe duke dhënë shtatë asistime në 53 paraqitje për klubin dhe kombëtaren.