Zbardhet kalendari, njihuni me ndeshjet e Kombëtares në kualifikueset e Botërorit 2026, ja kur “përplaset” Shqipëria me Serbinë

Futboll

Zbardhet kalendari, njihuni me ndeshjet e Kombëtares në kualifikueset e Botërorit 2026, ja kur “përplaset” Shqipëria me Serbinë

Më: 13 dhjetor 2024 Në ora: 22:54
Ilustrim

Shqipëria njohu sot kundërshtarët që do të ketë përballë në kualifikueset e Botërorit 2026. Kuqezinjtë do të përballen me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën, teksa UEFA ka publikuar edhe kalendarin e plotë të Shqipërisë në këtë kompeticion.

Kuqezinjtë do ta nisin rrugëtimin në transfertë ndaj Anglisë. Ndeshja e parë është planifikuar të luhet më 21 mars 2025, në orën 20:45.

Pas 3 ditësh, më 24 mars, Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë në shtëpi ndaj Andorrës, në orën 20:45.

Dy ndeshjet e radhës janë në qershor 2025. Ndeshja Shqipëri – Serbi do të luhet më 7 qershor, në orën 20:45. Pas 3 ditësh, më 10 qershor, kuqezinjtë do të udhëtojnë në transfertë për t’u përballur me Letoninë. Takimi do të luhet në orën 20:45.

Në shtator, skuadra kuqezi do të luajë vetëm një ndeshje në shtëpi. Takimi Shqipëri – Letoni do të luhet më 9 shtator, në orën 20:45.

Edhe në tetor, në program është vetëm një ndeshje në transfertë. Ndeshja Serbi – Shqipëri do të zhvillohet më 11 tetor, në orën 20:45.

Shqipëria do të mbyllë rrugëtimin në kualifikueset e Botërorit 2026 në muajin nëntor. Sfida Andorrë – Shqipëri do të luhet më 13 nëntor, në orën 20:45.

Ndeshja e fundit do të luhet në stadiumin kuqezi “Arena Kombëtare”. Supersfida Shqipëri – Angli do të luhet më 16 nëntor, në orën 20:45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat