Sot (e shtunë) janë në program për t’u zhvilluar dy ndeshje në kuadër të xhiros së 17-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Xhiro e parafundit e sezonit vjeshtor nisi të premten, ku Dukagjini fitoi minimalisht 1-0 ndaj Ferizajt, teksa sot janë në orar dy ndeshje.
Në ndeshjen e parë, kampioni në fuqi, Ballkani e pret Llapin në ndeshjen që pritet të zhvillohet në “Stadiumin e Qytetit” në Suharekë.
Ndeshja e dytë, por jo nga rëndësia, do të luhet në stadiumin “Liman Gegaj”, ku Malisheva është nikoqire e Suharekës.
Të dy ndeshjet është paraparë të fillojnë nga ora 13:00.