“Marrëdhëniet me shqiptarët janë...”, Vuçiq komenton ndeshjen me Shqipërinë, tregon fituesin

Futboll

“Marrëdhëniet me shqiptarët janë...”, Vuçiq komenton ndeshjen me Shqipërinë, tregon fituesin

Më: 14 dhjetor 2024 Në ora: 09:39
Aleksandër Vuçiç

Shqipëria është shortuar në Grupin K të kualifikueseve të Botërorit 2026, së bashku me Anglinë, Letoninë, Andorrën dhe Serbinë.

Presidenti i vendit i kësaj të fundit, Aleksandër Vuçiç gjithashtu ka dhënë një koment sa i përket pikërisht ndeshjes kundër Kombëtares tonë, e cila do të jetë dhe e para për serbët në këto kualifikuese.

“Marrëdhëniet me shqiptarët janë shumë më mirë tani. Do të ketë pasion, i yni do të fitojë.

Kanë një skuadër të fortë, solide, serioze, por Serbia është më e fortë, do të fitojmë. Ne kemi një kalendar të mirë. Ndeshja e parë do të jetë problem”, tha Vuçiç për mediat serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat