Reshjet e shiut dhe temperaturat e ulëta kanë përfshirë sot të gjithë vendin tonë. Për shkak të kushteve të rënduara atmosferike, nuk do të realizohen ndeshjet ndeshja Apolonia vs Flamurtari e cila ishte e programuar për tu zhvilluar diten e diel më datë 15 dhjetor.
Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se tre ndeshje të javës së 16-të të Kategorisë së Parë, të programuara për t’u luajtur sot dhe nesër do të shtyhen për shkak të reshjeve të mëdha të shiut.
Konkretisht, ndeshjet Apolonia-Flamurtari dhe Besa-Lushnja do të luhen ditën e martë, më datë 17 dhjetor 2024, ora 13:30.
Edhe ndeshja Erzeni-Pogradeci u vendos të shtyhet, po për shkak të kushteve atmosferike dhe në dakordësi me klubet u vendos që të luhet ditën e mërkurë, ora 13:30