Sergio Ramos nuk e ka gjetur ende angazhimin e ri pasi u nda nga Sevilla, ku eksperienca e tij e dytë zgjati pak dhe ishte negative.
Veterani i mbrojtjes shpreson ta gjejë një ambient të ri në afatin kalimtar të janarit.
Që nga qershori, kur ishte ndarë me ekipin andaluzian, ish-përfaqësuesi spanjoll s’ka arritur ende të bëhet me ekip të ri.
Mirëpo, emisioni sportiv spanjoll “El Chiringito” raporton se 38 vjeçari është i hapur për një transferim eventual në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Turqi apo në Brazil.
Madje, në vendin jug-amerikan njërin prej mbrojtësve më të mirë në histori të futbollit e pëlqejnë katër klube: Vasco de Gama, Corinthias, Botafogo e Flamengo.
Natyrisht, më i mundshëm duket transferimi i tij në Inter Miami, ku do të bashkohej me Leo Messin, me të cilin luajti në Paris Saint-Germain, apo edhe me përfaqësuesit tjerë spanjollë si Jordi Alba apo edhe Sergio Busquets.
Mësohet se Ramos e ka hedhur poshtë mundësinë e transferimit në Arabinë Saudite, por edhe në Meksikë.