Cristian Shpendi ne momentin e demtimit
Cristian Shpendi ishte i pafat ditën e sotme. Sulmuesi shqiptar është dëmtuar dhe është detyruar të lërë fushën e lojës.
Në minutën e 24-të të sfidës që Cesena po zhvillon me Cosenzan Shpendi u dëmtua dhe shpërtheu në lot gjatë momentin që po linte fushën e lojës në minutën e 29-të. Një lajm i keq për të pasi ndalet në momentin më të mirë në karrierën e tij futbollistike..
Në ditët në vazhdim sulmuesi do t’u në shtrohet edhe vizitave mjekësore për të mësuar edhe shkallën e dëmtimit.
Në këtë sezon kujtojmë se 21-vjeçari ka luajtur në 18 ndeshje dhe ka arritur të shënojë 12 gola, duke qenë vendimtar për Cesenan në Serie B.