Ndeshja ndërmjet Union Berlinit dhe Bochumit është ndërprerë në minutën e 90+5, kur rezultati ishte 1:1 dhe ndeshja ishte fare pranë fundit.
Portieri i Bochumit, Patrick Drewes, është goditur në kokë me shkrepëse.
Gjyqtari Martin Petersen më pas e ka ndërprerë ndeshjen.
Drewes e ka lënë fushën, ndërsa të parët që hynë në dhomat e zhveshjes ishin edhe lojtarët e tjerë të Bochumit.
Edhe lojtarët e Union Berlinit më pas u janë bashkuar atyre në dhomat e zhveshjes.