Ramadani tregon objektivin e Dritës për derbin

Futboll

Ramadani tregon objektivin e Dritës për derbin

Më: 14 dhjetor 2024 Në ora: 18:26
Zekirija Ramadani

Ramadani: Derbi nuk ka shije pa tifozë

Nesër në ndeshjen e 17-të, Gjilani dhe Drita do ta zhvillojnë derbin lokal të qytetit.

Trajneri i Dritës Zekirija Ramadani u deklarua për ndeshjen në konferencën për shtyp.

Fillimisht, trajneri potencoi se derbit janë të vështira e interesante, që mund sjellin befasi.

“Nesër na pret derbi i qytetit, që gjithmonë kanë qenë, janë dhe do të jenë të vështira, interesante pa marrë parasysh formën e njërës apo tjetrës skuadër apo pozitës tabelare atëherë rivaliteti bien në ujë.

Jemi në formë të mirë, jemi në atmosferë mjaft të mirë brenda grupit, jemi munduar që gjatë javës të mos i ngarkojmë futbollistët me presionin e derbit. Jemi stërvit, jemi mundu që të punojmë aty ku kemi nevoj dhe shpresoj që me një lojë të bukur të arrijmë te rezultati pozitiv, te objektivi jonë fitorja dhe tre pikëshi”, ka thënë Ramadani.

Në konferencë u tha se nga viti në vit po zbehet pesha e derbit të dikurshëm dhe shkak kryesor është mungesa e stadiumit.

Nga mungesa e kushteve mungojnë edhe tifozët e të dyja taboreve dhe kjo sipas trajnerit të Dritës, Zekirija Ramadani ia humb shijen derbit.

“Derbi pa tifozë e humb shijen. Derbi duhet të luhet brenda fushës edhe në tribina. Nëse në tribina është një derbi i vërtetë, një përballje mes dy tifozërive atëherë kjo do të reflektojë edhe në fushë dhe jam i bindur që edhe te futbollistët”, ka thënë Ramadani.

Derbi lokal SC Gjilani – FC DRita zhvillohet nesër, ora 13:00 në Stadiumin Ndihmës (te rrethi).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat