Kevin Dodaj vazhdon të shënojë me rregullsi me Vllazninë dhe ka blinduar vendin në formacionin titullar të shkodranëve. Sulmuesi ndihmoi kuqeblutë me golin e tij të merrnin tre pikë të arta edhe ndaj Laçit.
“Jam shumë i lumtur për lojën e ekipit, shumë i lumtur për tre pikët se ishte e domosdoshme ta fitojmë. Ia dolëm.
Për mungesat, jemi të gjithë njëlloj, luajnë vetëm 11, ky është futbolli, ia dolëm.
Objektivi personal? E kam thënë edhe më parë, kërkoj numra dyshifrorë. Shpresoj t’ia arrjj.
Kam marrë shumë minuta deri tani dhe ndjehem mirë, nuk kam stres si në ndeshjet e para. Luaj me Bekim Balajn dhe më duket shumë e lehtë që të jem protagonist”, tha Dodaj për RTSH pas ndeshjes.