Moriero pas humbjes së Laçit në Shkodër

Futboll

Moriero pas humbjes së Laçit në Shkodër

Më: 14 dhjetor 2024 Në ora: 18:54
Moriero - majtas

Trajneri i Laçit, Françesko Moriero, ka theksuar se ekipi tij bëri mirë në ndeshjen ndaj Vllaznisë dhe vetëm dy gabime individuale dënuan skuadrën e tij.

“Nuk kemi bërë asgjë të gabuar, kemi luajtur ndeshjen ballëhapur, për fat të keq erdhën dy gola për pavëmendje tonat. Pranohen humbjet, edhe pse mund të bënim diçka më shumë. Por e pranojmë rezultatin, me keqardhje, por e pranojmë.

Nuk ishte rënie psikologjike, e pësuam dy gola, njërin shpejt ndërsa tjetrin për një gabim individual. Por në futboll mund të ndodhë një gabim. Ajo që më interesonte ishte sjellja e skuadrës e cila ka luajtur gjithmonë me kokën lart. Iu afruam edhe barazimit, humbjet e bëjnë të rritet një skuadër tre. Ne nuk mund të gabojmë në asnjë ndeshje në këto momente, se na e kërkon klasifikimi.

Nuk është absolutisht e thjeshtë, por po bëjmë maksimumin për të dalë nga kjo zonë ku gjendemi. Skuadra luajti, gabuam por bëmë lojë. Duam të jemi gjithmonë padron të fushës. Pastaj vjen gabimi individual dhe kjo është pjesë e futbollit, e sportit. E vetmja keqardhje është që në minutat e fundit nuk luajtëm aspak.

Djemtë kanë bërë një ndeshje të mirë. Edhe në sulmuam me 5 lojtarë. Shkuam afër golit. Jemi përballur me një ekip me cilësi të mirë. Ne nuk jemi mbrojtur kurrë me pesë.

Kryeziu? Unë bëj trajnerin dhe kam detyrë të hedh në fushë ata që janë më në formë gjatë javës, ai nuk ishte mirë në javën e kaluar, kishte dëmtim, është një lojtar me shumë cilësi. Normalisht që duhej të merrte minuta në këmbë. Sot ka bërë një ndeshje të madhe, e ka interpretuar mirë, bëri atë që i kërkoi trajneri. Për ne është pozitive se rigjejmë një futbollist të rëndësishëm”, tha Moriero për RTSH pas ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat