Brdariç ndalet te dëmtimet e shumta të Vllaznisë

Futboll

Brdariç ndalet te dëmtimet e shumta të Vllaznisë

Më: 14 dhjetor 2024 Në ora: 18:55
Tomas Brdariç

Trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç ka folur për mediat pas fitores kundër Laçit.

“Është e rëndësishme kur fiton, ishte një punë e madhe të fitoje kundër Laçit se janë rritur shumë këto javët e fundit. Trajneri e ka rritur ekipin, ishte një sfidë e bukur të luaje kundër tyre, meritat i takojnë ekipit, jam i lumtur, lojtarët sakrifikuan për fitoren.

Në qoftë se do e dinim ku është problem do ta zgjidhnim më përpara, është pak fat i keq, duhet të bëjmë një analizë të mirë dhe të ulim këto probleme. Janë gjëra që ndodhin edhe në futboll. Është normale jemi në dhjetor, kur kemi ndeshje gjatë fundjavës dhe në mesjavë, ka më shumë ngarkesë, dhe mënyra e stërvitjes në mënyrë sintetike, nuk di të jap një përgjigje të saktë, jam i lumtur për 3-pikëshin, kjo është e rëndësishme.

Pikë së pari nuk kishte shumë rast për Laçin, kemi bërë një presing të mirë sot, nuk mund të ndalojmë çdo gjë. E dimë që duhet të mbajmë qendrën sa më të mbyllur. Besoj që sot ishte një performancë e mirë në përgjithësi, nuk jam i lumtur për golin e pësuar dhe duhet të punojmë për këtë”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat