Flet me fjalë pozitive për Kryeziun

Futboll

Flet me fjalë pozitive për Kryeziun

Më: 14 dhjetor 2024 Në ora: 19:03
Francesco Moriero - djathtas

Trajneri i Laçit, Francesco Moriero ka folur për emisionin e Hygerta Sakos në RTSH. Tekniku italian ka dhënë mendimin e tij për humbjen në Shkodër të kurbinasve me rezultat 2-1 në favor të Vllaznisë.

Italianit i pëlqeu qasja e skuadrës pa frikë, por thekson se humbja erdhi për faji të gabimeve individuale. Por, ai pranon edhe humbjen pasi ato të rrisin.

“Kemi luajtur një ndeshje. Nuk kemi bërë asnjë gabim. Kemi luajtur me ballin lartë.

2 gola erdhën për fajin tonë. Pranohen humbjet, edhe pse duhej bërë më shumë. Duhet pranuar, nuk kemi çfarë bëjmë. Pranohen gabimet në futboll, si në golin e dytë. Golin e parë e morëm shpejt.

Humbjet të bëjnë të rritesh. Jemi një skuadër e re.

Klasifikimi na kërkon të mos gabojmë. Po bëjmë çdo gjë të dalim nga ky pozicion i nxehtë.

Iu afruam barazimit. Gabime individuale.

Shkuam afër golit. Futëm Prodanin, Mjakin. Kemi mbrojtur dhe me 4. Kam për detyrë të fus ata që janë mirë.

Kryeziu ka kualitet të lartë. Është normale që duhet të merrte minuta. Bëri ndeshje të madhe. Rigjejmë një lojtar të rëndësishëm.”, u shpreh Moriero.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat