Aykut Turan edhe zyrtarisht ka pranuar postin e Drejtorit Gjeneral – CEO te FC Shkupi.
"Turan është një njeri shumë i afërt me presidentin e ri, Yasin Konyali, dhe i njëjti ka marrë besimin e plotë në ndërtimin e skuadrës për pjesën pranverore të sezonit 2024/25.
Krahë i tij i djathtë do të jetë Drejtori Sportiv, Nderim Nexhipi, një emër i njohur për opinionin sportiv në vend dhe më gjërë, e në veçanti për klubin e FC Shkupit.
Për Aykut Turan, i cili është me origjinë nga Kosova, FC Shkupi do të jetë klubi i tij i parë që do të punojë jashtë Turqisë, aty ku më parë kishte punuar me klubet si Menemenspor, Altınordu, Bursaspor dhe Adanademirspor, aty ku kishte punuar me futbollistët e rinj, duke i ndihmuar të njëjtit në ndërtimin e karrierës së tyre futbollistike.
Ai ka diplomuar në Universitetin e Manisa “Celal Bayar”, në fakultetin e Edukimit Fizik, dega, Menaxhimi i Sporteve.
Detyra e tij e re do të jetë pikërisht menaxhimi i klubit të FC Shkupit dhe talentëve të rinj të klubit tonë.
Me këtë rast ai pas prezantimit të tij shkurtimisht deklaroi se tani e tutje dyert evropiane të lojtarëve të rinj në Maqedoni do të hapen pikërisht përmes FC Shkupit", njofton FC Shkupi.