Sami Alili nuk është më pjesë e BVK-së nga Konjare e Mesme e Shkupit.
Aventura e mesfushorit kumanovar nuk ka zgjatur më shumë se një gjysmësezon te skuadra e Ligës së Tretë-Veri.
Alili ishte një nga futbollistët më të mirë të ekipit me përvojë në këtë rang garash.
Tani skuadrat tjera mund t’i fërkojnë duart për të marrë shërbimet e tij.
Alili te BVK kishte shkuar nga Bashkimi i Kumanovës me të cilën skuadër kishte siguruar vendin në Ligën e Dytë të RMV-së..