Mbrojtësi i kombëtares shqiptare Marash Kumbulla ka luajtur si titullar gjatë gjithë takimit mes Espanjolit dhe Osasunës, që përfundoi në barazim të bardhë 0-0.
Pasi mungoi në ndeshjen e fundit kundër Real Valladolid në kampionat, sepse kishte plotësuar numrin e kartonëve,
Kumbulla ka bërë një paraqitje të mirë në mbrojtje, por tek Espanjoli shqetësohen për sulmin, pasi kjo ishte ndeshja e tretë radhazi që skuadra nuk arrin të gjejë rrugën e rrjetës.
Espanjoli qëndron në zonën e ftohtë që të zbret në kategorinë inferiore, pasi në 16 ndeshje të luajtura në kampionatin spanjoll ka arritur të grumbullojë 14 pikë.