Luis Enrique ka folur në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së kampionatit kundër Lyon-it:
“Do të jetë ndeshja e fundit e Ligue 1 në Parkun e Princave. Është një skuadër që e kam analizuar shumë, do të jetë një ndeshje e komplikuar, por do të kërkojmë të bëjmë punën tonë.
“E njohim mirë Lyon-in, është një kundërshtar që po kalon një moment të mirë në Europë dhe Ligue 1, me lojtar cilësorë. Do të jetë një ndeshje e bukur”.
Kritikat e shumta:
“Nëse i referohemi statistikave, ky është sezoni im më i mirë si trajner. Edhe se ka nga ata që më kritikojnë, që shpikin gënjeshtra, për mua është sezoni më i mirë në nivel shifrash.
“Edhe pse kam pasur sezone me sukses të madh, unë shikoj vetëm gjëra pozitive, pavarësisht negativitetit, kritikave që janë nga fillimi i sezonit.
“Shumë gazetarë kanë thënë se nuk kishim as skuadrën më të mirë në Francë, por gjërat u sistemuan ngadalë dhe jam shumë i kënaqur. Është një proces rritjeje që varet nga aftësia për të kaluar problemet.
“Shikoj gjithçka që bën skuadra dhe lojtarët përmirësohen çdo ditë. Kjo është rruga e duhur. Sa kohë do të duhet për të fituar? Nuk e di, por kjo nuk më shqetëson. Kam besim se do të përmirësohemi vazhdimisht. E përsëris: ky është sezoni më i mirë i karrierës sime”.