Një ish-lojtar i Chelseat ka paralajmëruar klubin për mundësinë e largimit të Cole Palmer në një të ardhme të afërt.
22-vjeçari po kalon në një formë fantastike këtë edicion, pasi tashmë ka shënuar 11 gola dhe ka dhuruar gjashtë asistime në 15 ndeshje, duke e çuar në 36 totalin e golave të realizuar për klubin në 62 paraqitje.
Kur Palmer bëri kalimin në Londër nga Manchester City në shtator të 2023, shumë tifozë ishin të pasigurt nëse ishte lëvizja e duhur për të.
Sidoqoftë, me formën aktuale Palmer do të ishte në gjendje të luante në shumicën e klubeve të mëdha në botë dhe Ëilliam Gallas ka paralajmëruar klubin të përgatiten për largimin e tij nëse marrin oferta nga dy klube të mëdha.
“Për momentin, mendoj se vetëm Real Madridi dhe Barcelona mund ta joshin Cole Palmer të largohet nga Chelsea dhe mendoj se ai do të shkëlqente me futbollin e tij në Spanjë”.
“Kjo mund të ndodhë pas tri sezoneve, por mendoj se tifozët e Chelseat duhet të shpresojnë se asnjëra nga këto klube nuk do të bëjnë ndonjë ofertë për të”, ka thënë Gallas.
Sipas një raportimi të fundit nga mediumi spanjoll Fichajes, Palmer kishte shprehur interesimin e tij për t’iu bashkuar Real Madridit, por Chelsea i vendosi një çmim prej 200 milionë eurosh gjë që bëri që interesimi i madrilenëve të venitet.