Napoli ka lënë pas krahëve humbjen në kampionat përballë Lacios dhe ka siguruar tre pikë të rëndësishme në transfertë ndaj Udinezes me përmbysje.
Edhe pse vendasit kaluan të parët në avantazh me anë të Tovë në fraksionin e parë të lojës, skuadra e Kontes ndryshoi fatin e sfidës pas pushimit të ndeshjes.
Lukaku, autogoli i Xhanetit dhe më pas Anguisa përmbysën gjithçka për napolitanët të cilët me këtë fitore e panë përsëri veten në vendin e dytë, dy pikë pas Atalantës kryesuese.
22’ Tovë / 50’ Lukaku, 76’ (ag) Xhaneti, 81’ Anguisa.