Mos e fsheh! Zharko Lazetiç: Unë jam nga Kosova, e di se çfarë është

Futboll

Mos e fsheh! Zharko Lazetiç: Unë jam nga Kosova, e di se çfarë është

Nga: K. Goca Më: 14 dhjetor 2024 Në ora: 20:44
Zharko Lazetiç, mos e fsheh të vërtetën

Trajneri i klubit të futbollit Maccabi nga Tel Avivi, Zharko Lazetiç, ka deklaruar se është nga Kosova por ai habit që nuk e tregon të vërtetën, asnjë fjalë nuk e ka thënë për Serbinë që ka kryer krime lufte në vitet e 90-ta, në Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë e Kroaci!

Lazetiçi e ka përmendur luftën por nuk i ka dënuar krimet nga regjimi serbë në vitet e 90-ta.

Lazetiç thotë për mediumin serb “Sportal” se e di çka është lufta por nuk e thotë në asnjë formë se Serbia shoveniste ka masakruar dhjetëra mijëra shqiptarë civilë (pleqë e fëmijë dhe të rinj e pa dallim gjinie) por mburret se është nga Kosova.

Lazetiç e di mirë se pse u bombardua Serbia nga 24 marsi e deri me 10 qershor (1999) nga NATO-ja, për shkak të gjenocidit serb ndaj popullit shqiptarë të Kosovës. 

Mediumi serb e pyet Lazetiçin, se duke e ditur situatën në të cilën ndodhet Izraeli, a kishte ndonjë frikë pas arritjes atje?

“Kjo ishte më e pakta, sinqerisht.

Stadiumet janë plot në ndeshje. Unë jetoj atje, por shpesh dëgjoj se ka ndonjë kataklizëm, bombardime dhe kaos në Tel Aviv dhe ne kemi stërvitje. Nuk ndikoi në jetë në atë masë.

Njerëzit nga Maccabi më bindën.

Fëmijët e tyre shkojnë në kopsht atje, dhe nga kjo anë nuk ishte vendim për të shkuar në luftë ose nuk e di se për çfarë. Unë jam me origjinë nga Kosova, e kam mbijetuar edhe atë.

Vërtet më kanë bindur me argumente se nuk ka problem nga ajo anë.

Kur sheh që stadiumet janë plot dhe njerëzit vijnë në lojëra, të thotë menjëherë se tensioni dhe atmosfera nuk është e tillë”, ka thënë ai mes të tjerash por nuk e ka cekur asnjëherë se Serbia ka qenë pushtuesi dhe për këtë e ka dënuar e gjithë bota, duke e bombarduar Beogradin dhe tërë Serbinë për 78 ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat