Përfundon gjithçka në “Elbasan Arena” mes Dinamos dhe Tiranës me shifrat 2-1.
Për vendasit arritën të shënuan Qefalija dhe Nani në pjesën e parë, por bardheblutë u zgjuan në fund me Ndrecën, por ishte shumë vonë ndoshta për një barazim.
Me këtë fitore, Dinamo ngjitet në krye të tabelës me 31 pikë po aq sa Vllaznia, të cilat kanë një ndeshje më shumë se Egnatia që ka një pikë më pak.
Ndërsa Tirana ndodhet në vendin e 7-të, me një pikë më shumë se Laçi që ndodhet në zonën e ftohtë të Superiores.