Partizani dhe Elbasani e kanë mbyllur në barazim ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të të Superiores.
Sfida u zhbllokua nga Mba në të 13-të por festa nuk iu zgjati shumë të kuqve.
Elbasani arriti të shënojë dy gola në të 20-ën me Tsague dhe Mustën në të 29-ën duke përmbysur shifrat. Kështu u mbyll pjesa e parë.
Pjesa e dytë foli më shumë për Partizanin që pati edhe më shumë raste. Goli i barazimit erdhi nga Janjeva në të 60-ën.
Me këtë barazim Partizani renditet në vendin e 3-të me 30 pikë dhe Elbasani në vendin e 5-të me 22 pikë.
13′ Mba, 60′ Janjeva/ 20′ Tsague, 29′ Musta.