Daja pas suksesit në derbi: Mos harroni që ishim të parafundit

Futboll

Daja pas suksesit në derbi: Mos harroni që ishim të parafundit

Më: 14 dhjetor 2024 Në ora: 21:43
Daja

Trajneri i Dinamos, Ilir Daja, e ka cilësuar ndeshjen e sotme ndaj Tiranës si një sukses të merituar të ekipit të tij, që bëri gjithçka që duhej për të marrë tre pikët e vazhduar ngjitjen në renditje.

“Kishte raste Tirana në fund, por kishim edhe ne raste për të vrarë ndeshjen.

Ne derbi ndodh gjithçka. Janë ndarë dy pjesë, një ku kalojmë na avantazh dhe zotërojmë të gjithën, dhe në të dytën zotëroi Tirana, por ne kishim raste, që mund ta çonim edhe në golin e tretë se kishim shanset se u hodh Tirana gjithçka për gjithçka.

E rëndësishme është që fitojmë derbin me rezultat pozitive. Me këto lloj kushtesh atmosferike e fushash që zbuten, kërkojnë shumë energji për të përballuar ritëm siç ishte për ne pjesa e parë. Kemi lojtarë të rinj që në ndeshje të tilla është e vështirë t’i hedhësh në fushë. U rikthye Itodo pas tre javësh, është kthyer edhe Hoxha, që do të thotë që me ardhjen e tyre do të kemi më shumë alternativa, për të nisur ndeshjen, bërë rotacion apo për të ndërhyrë më shpejt me ndërrimet, për të përballuar situatat që kanë ndodhur edhe në Shkodër, edhe këtu.

U vendosëm në bazë të asaj që ne duhet të ndërtojmë manovrën tonë, në të dy fazat se kishim studiuar kundërshtarin. Ishte pastaj që të poziciononim lojtarë, ata që kishim kontingjent në hapësira që japin rendiment më të madh.

Kishte humbje të energjive nga pjesa e parë, kishim dy lojtarë që nuk po merrnin pjesë në manovër në të dy fazat. Njëri është Karamba, ndërsa tjetri është rënia e kondicionit të Gudiabi që na prishi shumë ekuilibra në qendër kur Tirana ndryshonte krahun e lojës, meqë kaloi me 5. Te Gudiabi me Karambën, sigurisht që janë lojtarë shumë të rëndësishëm por me këtë ndryshim të Tiranës kishin probleme. Kjo bëri të harxhonim më shumë energji, se ndryshonte krahu dhe kundërshtari kishte gjerësi më të madhe.

Në pjesën e madhe të pjesës së dytë, ne luajtëm pisët, nuk bëmë lojën tonë që bëjmë zakonisht, Mund ta vrisnim ndeshjen me golin e tretë se i kishim raste, të pastra të krijuar nga veprimet individuale të Zabërgjës, Nanit e Vilës. Besoj që duhet ta shtojmë pjesën brilante që bëmë në pjesën e parë në atë minutazh, por do ndjehet lodhja. Se ne kemi rikuperuar goxha në tabelën e klasifikimit, mos harroni që ishim në vend të parafundit, momentalisht jemi në pjesën e sipërme. Kemi rikuperuar pikët, lojën, kemi 15-16 futbollistë, edhe pse disa janë të rinj, edhe Doçi është 19-vjeçar. Besoj na falen edhe këto black-out që kemi në 90 minuta pasi kemi vënë lojën përpara në start.

Ne duhet të bëjmë atë që kemi bërë deri tani, të përmirësohemi çdo ditë. Ne e shohim ndeshjen e radhës, këtë herë u thashë të dyja bashkë, iu thashë që kemi garë si 400 metra stafetë, ne e kemi 2 x 100, për të finalizuar një pjesë të parë të sezonit ku merita kryesore i takon lojtarëve, presidentit për korrektësinë që ka se nuk mungon asgjë në klub, pastaj vijmë ne si staf. Kemi bërë një punë që nuk ka qenë e lehtë, shkojmë në klub paradite dhe mbarojmë në 4 në shtëpi. Gjithë ky sforcim duhej të mbyllej siç u bë edhe sot me rezultatin”, tha Daja për RTSH pas ndeshjes..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat