Mesfushori i Dinamos, Klevi Qefalija u shpall lojtari i ndeshjes kundër Tiranës dhe ka folur për mediat për ndeshjen.
“Normalisht frymëzohem çdo ndeshje, me Tiranën më tepër. Nuk festova për shkak të ambientit dhe klubit që luajta.
Trajneri më ka dhënë shumë besim, me grupin jemi përshtatur, ka akoma vend për të bërë më mirë.
Trajneri kërkon shumë nga ne gjatë gjithë javës, mendoj se kjo është fryma e grupit. Normalisht kemi harmoni me njëri-tjetrin dhe nuk mërzitemi kush bën gol ose jo.” – u shpreh Qefalija.