Trajneri i Tiranës, Gugash Magani ka folur për mediat pas disfatës së bardhebluve ndaj Dinamos me shifrat 2-1.
“Pjesa e parë dhe pse ne luajtëm shumë dobët, prap u shfaqëm të rrezikshëm. Pësuam dy gola të shpejtë dhe humbëm kontrollin taktik dhe psikologjik ku mund të ishim ndëshkuar.
E patëm nënvlersuar ndeshjen maksimalisht, ne nuk mund ti bëjmë dëm vetëm Dinamos por të gjithëvë, ne jemi Tirana. Duke parë të gjitha episodet mendoj se duhet ta kishim barazuar ose të kthenim rezultatin.
Ne nuk bëmë një shpikje në pjesën e dytë, ne riskuam. Kemi patur probleme në mesfushë dhe kemi qënë të kondiciounuar. Ky nuk është justifikim, në dy tre raste të ndeshjes mendoj se duhet të kishim bërë më shumë
Kemi dëmtime, Ismaili ka luajtur sot me dy ditë stërvitje, Jonuzi dhe Meta po ashtu. Jo gjithmonë duhen shumë ndryshime sepse asnjëherë nuk i ngjan ndeshja ndeshjes.
Jam njeri i hapur kam folur dhe me stafin, nuk mund të bëjmë zgjedhje të shumta. Po t’i referohemi rastit të Zabërgjës mund të kishte shkuar dhe 3-0 ndeshja.
Unë gjithmonë në karrierën time kam marrë risk, kam marrë ekipe në Kategori të Parë dhe i kam çuar në Superiore. Kam marrë Tiranën në gjendje të dobët dhe e kam futur në mes konkurentëve.
Me ndihmën e Presidentit do ndërhyjmë në merkato. Unë momentalisht kam 80% besim te lojtarët, të shohim se çfarë do bëjmë më pas, drejtuesit vendosin për merkaton." - u shpreh Magan.