Cara i kthehet “kundër” serbit

Futboll

Cara i kthehet “kundër” serbit

Më: 14 dhjetor 2024 Në ora: 21:55
Tedi Cara

Partizani nuk ia doli të siguronte 3 pikët në shtëpi, teksa të kuqtë nuk shkuan më shumë se barazimi 2-2 me Elbasanin.

Një nga lojtarët më të mirë të kësaj sfide ishte Tedi Cara. Lideri i Partizanit u zgjodh edhe si “Lojtari i Ndeshjes” dhe foli pas kësaj përballjeje.

“Lojtari i ndeshjes? Kam bërë një volum të mirë në këtë ndeshje. pavarësisht se nuk asistova apo shënova, por mendoj se ndihmova skuadrën. Jam i mërzitur që nuk morëm 3 pikët.

Merkatoja, keni ndonjë ofertë? Kam kontratë me klubin, nuk kam fol me ta. U takojnë atyre të vendosin dhe unë do të jap maksimumin në fushën e lojës. Për momentin nuk di gjë për oferta.

Pse jeni zogj të vegjël që po rriteni sipas Veselinovic? Jemi një grup i ri, por kemi eksperiencë. Çdo lojtar që është 22, 23 dhe 24 ka luajtur 2-3 vite në Superiore. Nuk do të thotë që jemi të rid he pa eksperiencë. Kemi bërë dhe po bëjmë paraqitje të mira. Këto lojtarë kanë qenë edhe vite të tjera bashkë dhe po tregojmë se dimë të luajmë dhe se nuk jemi zogj.

Që kur kam qenë i vogël dhe deri tani më pëlqen të  jap shumë për ekipin. Nëse vjen dhe goli do të ishte shumë mirë,

Largimi i Rrapajt? Në fakt më mungon shumë në lojë. E ndjej mungesën e tij dhe me të merrem vesh me sy mbyllur. Kam vështirësi në këto sfida, pasi nuk luan ai. Po e vuaj këtë pjesë.

Traversat? Unë mendoj se kur shkon un ate shtylla më shumë ia vë fajin fatit se sa paaftësisë. Shpresoj që në ndeshjet e ardhshme të kemi më shumë gola”, ka përfunduar lideri i kryeqytetasve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat