Do të shohim nëse fjalët e Paulo Fonsekës do të lënë gjurmë (përsëri): me Rafael Leaon, për shembull, funksionoi.
Le ta kthejmë kasetën për në mbrëmjen e së martës, kur trajneri i Milanit, pas fitores së ngushtë 2-1 ndaj Crvena Zvezdës, doli para mikrofonave i zhgënjyer nga sjellja e disa lojtarëve. Po, atij nuk i pëlqeu qëndrimi i treguar në ndeshjen e fundit të Champions në nivel të përgjithshëm, por më shumë se çdo gjë tjetër portugezi kishte në mendje disa individë që nuk kanë performuar siç duhet kohët e fundit: i dyshuari i parë, i cili ishte tashmë i zbuluar, është Theo Hernandez. Francezi e kupton që është prapa fizikisht, por Fonseka, në një takim sy më sy e ftoi të reagojë.
NËN AKUZË – Të njëjtën gjë do të bëjë edhe me lojtarët e tjerë, marrësit e mesazheve të koduara pas ndeshjes në Champions. Çuditërisht problem përbën edhe kapiteni Kalabria (që nuk i shtrëngoi dorën pas daljes nga fusha) dhe Tomori (që mori karton ngjatë nxehjes duke humbur kështu ndeshjen e radhës kundër Gironës). Dy të fundit bashkë me Teon janë kryesor, por ka nga ata që gjithashtu shtojnë Loftus-Çik dhe Musah. Jo një ballafaqim total ndëshkues, por një lloj “shkundje” sepse në qëllimet e menaxherit në atë shpërthim nuk iishte aq shumë çështja “Fonseca kundër të gjithëve” por një “ose je me Milanin, ose je kundër Milanit”. Pra , arsyetimi në grup dhe jo arsyetimi personal.
ME TRAJNERIN – Sepse Fonseka, siç ia përsëriti drejtuesve dje pasdite në festën e Krishtlindjeve të kuqezinjve, beson te ekipi dhe projekti dhe do të donte të kishte në dispozicion të gjithë skuadrën me përqendrim 100 për qind, madje edhe më shumë në senatorë të rëndësishëm si Teo, kapiteni Kalabria dhe Tomori. Nga ana e tyre, drejtuesit ia përsëritën besimin e tyre në linjën e zgjedhur. Tashmë pritet një reagim nga këta individë, që trajneri shpreson të jetë ajo e marrë nga Leao. Ndërkohë edhe nga skuadra ka marrje pozicioni. Nëse Gabia kërkon respekt ndaj fanellës, edhe Çao nuk ka dyshime teksa një ditë pas Champions-it deklaronte: “Jam dakord me trajnerin. Një ditë ne bëjmë mirë, ditën tjetër… pfff… nuk e di.” Tani është radha e Teos, Tomorit dhe Kalabrias që ofrojnë në praktikë mendimin e tyre.