Legjendat e Barcelonës fitojnë sërish ndaj atyre të Real Madridit

Futboll

Legjendat e Barcelonës fitojnë sërish ndaj atyre të Real Madridit

Më: 15 dhjetor 2024 Në ora: 13:17
Foto ilustrim

Një tjetër “El Klasiko” i legjendave është zhvilluar mes Barcelonës dhe Real Madridit.

Katalunasit kanë fituar ndeshjen ndaj rivalit të përbetuar me rezultat 2-1 në një ndeshje të zhvilluar në Tokio të Japonisë.

Në këtë ndeshje golat për Barcelonën i realizuan Javier Saviola dhe një autogol të Fernando Sanz, ndërsa Balboa shënoi për Los Blancos me penallti. Kjo ndeshje shënoi debutimin e Xavi Hernandez dhe Andres Iniesta me skuadrën e legjendave të Barçës.

Saviola kaloi Barçën në epërsi pas një pasimi mbresëlënës nga Xavi, dhe argjentinasi përfundoi nga afër pas asistimit të Giuly. Balboa barazoi për madrilenët në minutën e 77-të, duke shndërruar një penallti për 1-1.

Në minutat e fundit, krosi i shkëlqyer i Iniestës nga e majta bëri që Fernando Sanz ta dërgoj topin në golin e tij për t’i dhënë fitoren Barcelonës.

Në fund të ndeshjes, Andres Iniesta u nderua me një ceremoni të veçantë për tërheqjen e tij. Si gjest, ai mori një fanellë të Real Madridit me emrin e tij dhe numrin 6.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat