Ndaj Milanit për pikë. Patrik Vieira nuk ka dyshime kur prezanton ndeshjen e së dielës mes Xhenoas së tij dhe Milanit.
Dhe trajneri francez nuk i beson tensioneve brenda shtëpisë kuqezi në ditët e fundit.
“Nuk shqetësohemi për atë që ndodh te Milani, ne fokusohemi te vetja – shpjegoi ai në një konferencë për shtyp – Jemi të sigurt se do të përballemi me një ekip të fortë me një trajner shumë të mirë dhe duhet të luajmë ndeshjen e duhur për të marrë pikë.
Duhet të jemi të fortë në mendje dhe të luajmë me topin dhe me personalitet. I dimë cilësitë e tyre dhe nuk duam të shkojmë në Milano për tu mbrojtur për 95 minuta. Duhet të luajmë si në ndeshjet e fundit”.