Gol nga Abazaj dhe dy asiste

Futboll

Gol nga Abazaj dhe dy asiste

Më: 15 dhjetor 2024 Në ora: 17:39
Foto ilustrim

Ndeshja mes Umraniespor dhe Keciorengucu që pati vlerë për javën e 16-të të Ligës së Parë turke, është mbyllur me tre ish-lojtarë të Superiores protagonistë.

Hoti dhe Rroca asistuan, ndërsa Kristal Abazaj ishte autor i golit të tretë. Sfida u mbyll me rezultatin 1 me 2 në favor të Keciorengucu dhe në të gjithë golat ishin të pranishëm lojtarë shqiptarë.

Hoti asistoi për Babakan te vendasit e Umraniespor, që zhbllokuan takimin në minutën e 16-të. Sfida u përmbys nga Keciorengucu në pjesën e dytë dhe protagonistë ishin Rroca dhe Abazaj.

Rroca fillimisht asistoi për Diuf në minutën e 65-të, ndërsa rezultati shënoi 1-1. Për të vulosur fatet e takimit mendoi Kristal Abazaj, që nuk gaboi nga penalltia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat