Teuta ka siguruar fitoren në kampionat pas më shumë se dy muajsh, duke mundur 2-1 Egnatian për t’u larguar nga zona e rrezikshme e klasifikimit.
Skuadra durrsake ka gjetur golin që në startin e ndeshjes me anë të Boçit dhe më pas dukej se po kontrollonte me shumë rregull ofensivat e rrogozhinasve. Goli i Tomës në pjesën e dytë u duk se mbylli diskutimet,.
Por gjithçka u hap nga goli i Bakajoko, pas shumë rastesh të shpërdoruara para portës, ndërsa shansi i artë për barazimin e Egnatias erdhi në minutat e fundit kur fitoi një penallti falë ndërhyrjes së VAR-it.
Por Zejnullai gaboi nga pika e bardhë duke fluturuar topin mbi traversë dhe kështu, Teuta iu gëzua tre pikëve që e largojnë nga zona e rrezikshme e klasifikimit..