Roko Vata ka dhuruar sot dy asiste, që u përkthyen në gol nga i njëjti lojtar.
Ishte Bajo që shfrytëzoi pasimet e sulmuesit shqiptar me Uatford që mposhti 2-1 skuadrën e Uest Brom.
Vata po kalon një formë mjaft të mirë te Uatford. Kujtojmë se në takimin e mëparshëm shënoi golin e vetëm, ndërsa skuadra e tij barazoi 1-1 në transfertën e Hull.
19-vjeçari firmosi me Uatford në Angli gjatë kësaj vere një kontratë 4-vjeçare. Më parë ishte pjesë e Sëlltik në Skoci.