Një lajm aspak i mirë për Atletico Madridin.
Trajneri Diego Simeone në një intervistë për ‘Telemundo’, ka paralajmëruar largimin nga Madridi.
Javët e fundit është folur shpesh për lamtumirën e mundshme të argjentinasit nga Atletico në fund të sezonit.
“Do të vijë një moment në të cilin unë ose klubi do të marrim vendimin të mos vazhdojmë së bashku. Mund të ndodhë brenda një ose katër vitesh.
Ajo që bëra te Atletico do të jetë e pamundur të përsëritet diku tjetër”, ka thënë Simeone.
“Një ditë do të doja të isha trajner i Argjentinës, por jo tani, nuk do të dija çfarë të bëja dhe Scaloni po bën shumë mirë”, ka pohuar strategu argjentinas.