Chelsea i ka kaluar problemet dhe duket se është ringjallur.
Gjërat po funksionojnë mirë me trajnerin Maresca dhe tani ka nisur puna për përgatitjet e pjesës së dytë të sezonit. Saktësisht, merkaton.
Londinezët pritet të përforcohen në merkaton e janarit, sepse kanë shpresa të mëdha se ky sezon mund të mbyllet me trofe.
Sky Germany raporton se Chelsea po ndjek dy lojtarë nga Borussia Dortmund. Ata janë Gregor Kobel dhe Karim Adeyemi. Adeyemi aktualisht ka 5 gola dhe 3 asistime dhe agjenti i tij ka lidhje të forta me “Blutë”.
22-vjeçari, i njohur sidomos për lidhjen me reperen shqiptare Loredana, nuk luan prej dy muajsh e gjysmë për shkak të një dëmtimi.
Ndërkohë, portieri Gregor Kobel konsiderohet si opsion perfekt për Chelsea. Për këta dy emra nevojiten 70 mln euro. Chelsea, patjetër, i ka shanset për të paguar.