Skandal i paparë deri me tani në Gjermani, ndërpritet ndeshja e Kosovës së Dusseldorfit!  

Futboll

Skandal i paparë deri me tani në Gjermani, ndërpritet ndeshja e Kosovës së Dusseldorfit!  

Nga: K.G. Më: 15 dhjetor 2024 Në ora: 20:33
Pamje nga një ndeshje

Një skandal i madh ka ndodhur në ndeshjen mes Kosovës së Dusseldorfit dhe SC Kapellen në kuadër të Landesliga-s në Gjermani.

Skandal i madh dhe i paparë deri me tani në Gjermani, hajnat i vodhën sendet me vlerë të skuadrës rivale dhe automjetin.

Reagon FC Kosova!

“Ndeshja e sotme kundër SC Kapellen u ndërpre pas përfundimit të pjesës së parë, ku skuadra jonë kryesonte me rezultatin 1:0, falë golit të shënuar nga Astrit Hyseni në minutat e fundit të pjesës së parë.  

Fatkeqësisht, gjatë pushimit mes pjesëve ndodhi një incident i rëndë që nuk ka aspak lidhje me sportin.

Në dhomën e zhveshjes së ekipit kundërshtar janë vjedhur sende me vlerë, si dhe një automjet.  

Ne si klub distancohemi plotësisht nga çdo veprim i tillë që shkon përtej etikës sportive dhe jemi të angazhuar në mbështetjen e plotë të lojtarëve dhe ekipit të SC Kapellen për zbardhjen e shpejtë të kësaj çështjeje. Të tilla akte nuk kanë vend në sport, dhe ne dënojmë me forcë çdo sjellje që cënon integritetin e lojës apo marrëdhëniet mes ekipeve.  

FC Kosova Düsseldorf ka punuar dhe do të vazhdojë të punojë për të ndërtuar marrëdhënie respekti dhe besimi me ekipet kundërshtare, duke kultivuar lojën fer dhe korrektësinë në çdo ndeshje. Nuk do të lejojmë që incidente të tilla të dëmtojnë emrin dhe reputacionin që klubi ynë ka ndërtuar me përkushtim dhe mund ndër vite.  

Ne do të bashkëpunojmë plotësisht me autoritetet për të zbardhur këtë rast dhe për të siguruar që drejtësia të vihet në vend. Faleminderit për mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj”, reagon FC Kosova Dusseldorf.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat