Nuk mund të bëjë asgjë, Manchester City nuk mund të dalë nga vrima e zezë e dekurajimit dhe e humbjeve.
Por humbja në derbin ndaj Manchester United ishte goditja më e dhimbshme për Pep Guardiolën sot, 2-1 të pësuar në minutat e fundit në Etihad. Tetë humbje në 11 ndeshjet e fundit të luajtura.
"Nuk ka shumë për të thënë. Asnjë justifikim... ata ishin tepër këmbëngulës.
Ne nuk kemi humbur tetë ndeshje në dy sezone. Nuk mund ta mbrojmë këtë. Nuk bëhet fjalë për këtë apo atë lojtar.
Ne dhuruam gola, është faji ynë. Nuk luajmë me qetësinë e duhur.
Rezultatet nuk janë të mira, ndeshja nuk ishte e mirë. E di situatën, e kuptoj, por ky është realiteti”.
"Unë nuk jam mjaftueshëm i zoti. Unë jam shefi, trajneri, duhet të gjej zgjidhje dhe deri tani nuk e kam gjetur. Ky është realiteti. Ne duam të luajmë më mirë, të krijojmë shanse. Por për momentin nuk është e mundur”.