Për Egnatian viti 2024 përfundoi në mënyrën më të mirë të mundshme.
Rrogozhinasit arritën që të fitojnë për herë të parë titullin kampion, fituan Kupën dhe para 2 ditësh siguruan edhe trofeun e Superkupës së Shqipërisë.
Një nga protagonistët e kampionëve aktualë në sezonin e ri është edhe Regi Lushkja.
Mefushori fitoi kështu trofeun e parë në Shqipëri dhe shprehet mjaft i lumtur.
Sipas tij ky vit nuk mund të kishte një fund më të lumtur se kaq.
“Mënyra më e mirë për mbyllur vitin”, ka shkruar Lushkja. Kujtojmë se 28-vjeçari u bë pjesë e rrogozhinasve në merkaton e kësaj vere, ndërsa ka kontratë deri në qershor të vitit 2027.