Skuadra e Ferizajt është eliminuar nga garat e Kupës së Kosovës në futboll.
Ferizajasit justifikojnë humbjen me rezultat 1:0 në Skenderaj nga Drenica në kuadër të çerekfinales së Kupës së Kosovës.
“Sot nuk ishte dita jonë. Një humbje e dhimbshme, një eliminim që nuk e dëshironim dhe një paraqitje që nuk ishte në nivelin që e meritoni ju, tifozët tanë të mrekullueshëm.
Kërkojmë falje për këtë rezultat dhe për zhgënjimin që ju kemi shkaktuar.
Ne e dimë sa shumë jetoni për këtë klub, sa shumë jepni për ne, dhe sot nuk arritëm t'ju shpërblejmë siç duhet.
Sot humbëm një betejë, por lufta jonë për objektivat e sezonit vazhdon! Ekipi do të bëjë maksimumin për t'u rikthyer më i fortë dhe për të luftuar deri në fund në kampionat.
Ndeshja e ardhshme është shumë e rëndësishme, dhe tani e gjithë vëmendja jonë është aty. Bashkë drejt synimeve tona”, shkruan në faqen e FC Ferizajt.