Real Madridi fiton takimin e parë të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit

Futboll

Real Madridi fiton takimin e parë të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit

Nga: K.G. Më: 26 shkurt 2025 Në ora: 23:30
Pamje nga ndeshja

Skuadra e Real Madridit ia doli në takimin e parë të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit.

Kampioni në fuqi i Spanjës ka fituar në konak të Sociedadit me rezultat 1:0. 

Një gol në minutat e para, vulosi fatin e takimit. 

Futbollisti Endrick shënoi në minutën e 19-të.

Një fitore e madhe për madrilenët që ia lehtëson edhe më shumë punën për takimin e kthimit.

Reali u paraqit pa futbollistin Kylian Mbappe. 

Ndeshja tjetër gjysmëfinale u luajt mbrëmë mes Barcelonës dhe Atletico Madridit, e cila përfundoi pa fitues (4:4).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat