Kupa e Kosovës zhvillohet edhe sot dhe janë në program dy ndeshjet e fundit çerekfinale.
Skuadra e Prishtinës së Re e pret në “Sami Kelmendi” në Lipjan liderin e Superligës, Dritën, shkruan Indeksonline
Gjyqtari kryesor në këtë duel interesant do të jetë Visar Kastrati, me ndeshjen që nis nga ora 13:00.
Takim tejet i bukur do të jetë edhe ai mes Vëllaznimit dhe Prishtinës, një derbi i vjetër i futbollit kosovar. Kjo ndeshje zhvillohet në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë.
Kurse gjyqtari kryesor do të jetë Genc Nuza. Edhe ky takim nis nga ora 13:00.
Kujtojmë që dje në gjysmëfinale u kualifikuan skuadrat, si: Drenica dhe Llapi.