Ardian Ismajli kohët e fundit duket të jetë i pafat. Kjo pasi mbrojtësi mbrëmjen e djeshme u dëmtua në sfidën që Empoli zhvilloi me Juventusin.
Një dëmtim, i cili detyroi shqiptarin të linte fushën e lojës që në fillimin e pjesës së dytë dhe padiksutim që diçka e tillë ka alarmuar shumë stafin e Kombëtares me në krye Sylvinhon.
Ende nuk dihet se për çfarë dëmtimi bëhet fjalë.
Ditën e sotme pritet që mbrojtësi t’u nënshtrohet edhe vizitave mjekësorë për të mësuar dëmtimin dhe shkallën e tij.
Kështu gjithë sy e veshë nga Italia për të mësuar se cila do të jetë gjendja e Ismajlit, teksa kujtojmë se jemi vetëm 20 para kualifikueseve të Kupës së Botës.